Valixhja e braktisur në Gjirokastër alarmon policinë, sqarohen rrethanat
Një valixhe e braktisur në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër ka ngjallur dyshime se mos ndoshta brenda saj kishte lëndë eksplozive. Por policia kreu veprimet verifikuese dhe zbuloi se në fakt objekti i braktisur i përkiste një qytetari dhe se brenda saj kishte thjesht sende personale. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen.
Gjirokastër/Informacion sqarues
Rreth orës 19:20, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, pranë një stacioni autobusi është konstatuar 1 valixhe. Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte sende personale të një qytetari. Qytetari që kishte harruar valixhen në stacionin e autobusave, është kthyer pas disa minutash, dhe e ka marrë atë.