Vandami nga Lazarati: Babi ishte me lope kur nisi sulmi, s’mbjellim hashash qe prej 2004-s
July 25, 2014
Djali i Gate Mahmutaj, Vandami, ka thënë në prokurori se i ati i tij dhe ai vetë, nuk kanë lidhje me sulmin ndaj policisë në Lazarat.
Ai thotë se i ati ishte me lopë kur nisi sulmi.
“Babai ishte me lopë kur emri i tij doli në lajme.
Vajta e takova në vreshtat e Dervicianit, i thashë që ‘ke dalë në lajme’.
Ai i la lopët dhe iku në brendësi të fshatit.
Ka qëndruar në një shtëpi të pabanuar, ku unë i kam çuar bukë për të ngrënë.
E pyeta se ç’do të bënte dhe më tha që do të vetëdorëzohej sa të qetësohej gjendja“, ka shpjeguar Vandam Mahmutaj.
Më tej, ai ka thënë se që prej 2004-s, ata nuk mbjellin më hashash.
Ndërsa në lidhje me ata që kanë qëlluar ndaj policisë në Lazarat, Vandami thotë se kanë qenë me kapuçë dhe rroba të zeza./dita