Varrimi i ekstremistit Kacifas, Bashkia Dropull merr përsipër shpenzimet
November 7, 2018

Bashkia e Dropullit në një mbledhje jashtë radhe ka marrë vendimin për të paguar të gjitha shpenzimet financiare për ceremoninë e varrimit në Bularat të minoritarit grek Kostandinos Kacifa, i cili mbeti i vrarë nga RENEA.
Vendimi i baskisë është bërë i ditur nga nënkryetari i bashkisë Dropull, Mihal Mano. Sipas tij vendimi është marrë me motivacionin se familja është e varfër dhe ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritarëve në jug të Shqipërisë. Ceremonia e varrimit për Kostandino Kacifas do të bëhet nesër në orën 13:00.