Veliaj dhe Vokshi, “sherr” në Kuvend për Gjirokastrën
Vazhdojnë batutat në Kuvend, këtë herë mes deputetes Albana Vokshi dhe deputetit Erjon Veliaj. Vokshi ka sulmuar Veliajn, duke i thënë se nuk ka shkuar njëherë në zonën që e ka zgjedhur deputet. ‘Nuk ke qenë një herë të vetme në zonën që të ka zgjedhur deputet. Mos bëni show po merrni përgjegjësi’’, i është drejtuar Veliajt deputetja Vokshi.
Në replikë, ministri i Mirëqënies dhe Rinisë, Veliaj i ka kthyer përgjigje se Gjirokastra nuk është fushë. “Gjirokastra është shpat mali dhe nuk ka patur përmbytje.Lad Kosta dhe Dash Kamberi kanë qenë në krye të detyrës. Unë e promovoj Gjirokastrën në çdo sebep të mundshëm, ta vizitojë FRPD-ja”, i ka thënë Veliaj, Vokshit, duke i kujtuar Laprakën, deputete e së cilës është Vokshi. “Nëse mendon se në Laprakë kanë mbaruar hallet, atëherë në rregull. Po ju të fyeni nga ana metaforike dhe fizike”, është përgjigjur Veliaj.