Vetëplagoset me çifte 22-vjeçari. Armën e kishte pa leje
November 1, 2016
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj bënë ndalimin e shtetasit :
Oldian Kalemi, 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi:
Në vendlindjen e tij, fshati Zhapokikë, Memaliaj është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me armë gjahu, të cilën e dispononte pa leje.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.