Vetëvaret 26-vjeçari, shkak dyshohet ndarja nga e fejuara
February 2, 2015
Një i ri 26vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vane të Delvinës, në orët e natës, ndërsa motiv dyshohet, ndarja nga e fejuara.
Sipas policisë, viktima është identifkuar si shtetasi Elton Kafexhiu. Familjarët kanë treguar në polici se e kanë gjetur pa jetë në banesë. Ka qenë nëna e tij, që e ka parë të varur, e megjithë ndërhyrjen, ka qenë e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë. Nga hetimet e para dyshohet se shkak për veprimin ekstrem ka qenë dhimbja e madhe që I shkaktoi ndarja me të fejuarën.
“Policia në vendin e ngjarjes konstatoi se viktima ishte varur me kavo teli”,njofton policia, duke shtuar se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.