Vetëvritet me çifte një i moshuar në fshatin Fushëbardhë
January 6, 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës. 77-vjeçari Rrebo Onjenja është vetëvrarë me armën e gjahut, të cilën e mbante në banesë.
Burime nga policia thonë se i moshuari e ka drejtuar armën në pjesën e nofullës. Goditja ishte vdekjeprurëse. Arsyet përse e çuan drejt këtij akti të moshuarin nuk dihen ende. Policia vijon hetimet për ngjarjen.