VIDEO/ Policët si në “Big Brother”, pajisen me kamera në trup
February 2, 2016
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar sot videot që tregojnë sesi funksionojnë kamerat që do të mbartin në trup, punonjësit e Policisë së Shtetit tani e tutje.
Fillimisht me kamera të tilla do të pajisen punonjësit e policisë në Tiranë dhe pastaj në të gjithë vendin.
Kjo është një mënyrë për të frenuar dhe abuzimet e ndryshme me detyrën nga ana e policëve, pasi gjatë kohës që ata do të jenë në shërbim duhet ta mbajnë kamerën ndezur.
Shihni videon më poshtë për të kuptuar si funksionojnë këto kamera.