VIDEO/ Sherr mes forcave speciale të FNSH dhe policëve të Gjirokastrës
Me sa duket marrëdhënia ndërmjet Policisë së Gjirokastrës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është duke kaluar një “krizë”, që shpresojmë të jetë e përkohshme.
Një nga detyrat kryesore të policisë është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, por në rastin konkret efektivët e FNSH-së janë përplasur fizikisht me Policinë e Gjirokastrës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Grapsh, në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, pranë kufirit me Greqinë. Situata ndërmjet tyre ka qenë e tensionuar, aq sa ka degraduar deri në përplasje fizike mes efektivëve.
Në këtë rast, është e sigurt se sherri po bëhet për një kauzë madhore se nuk mendohet të jenë përplasur për arsye të tipit: “Pse ma ke lëpirë gjalpin?”. “Dihet se ku fle lepuri”- është një shprehje popullore që i përshtatet më së miri këtij rasti.
“Forcat e FNSH perplasen me ato te Drejtorise se Policise Gjirokaster prane kufirit me Greqine gjasme jan dislokuar aty per valen e refugjatve dhe njekohesisht por ndo1 parcel te kendshme me Canabis”- shkruan raportuesi i Jetaoshqef.al