VIDEO/ Shihni si e kultivonin kanabisin me energji elektrike dy vëllezër nga Gjirokastra
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, Specialistët e Sektorit për Narkotikët në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se ne zonën ‘’Industriale’’ të qytetit të Gjirokastrës në një magazinë të vjetër që ishte marrë me qera nga dy shtetas për pikë shumice për dru zjarri, kultivohej bimë narkotike me anë të llampave elektrike, kanë zhvilluar operacionin ‘’Aspiratori’’.
Si rezultat i këtij operacioni janë shpallur në kërkim vëllezër :
T.V, 38 vjeç ,banues në Gjirokastër.
H.V , 47 vjeç , banues në Gjirokastër.
Shpallja në kërkim e këtyre dy shtetasve u bë pasi në zonën ‘’Industriale’’ të qytetit të Gjirokastrës , në një magazin të cilën e kishin marrë me qera dy vëllezrit u konstatuan 6 dhoma në katin e parë të magazinës të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llampave elektrike.
Në këto dhoma u gjetën 28 thasë plastik me lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale paisje elektrike për ngrohje si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit, paisje ventilimi 100 llampa si dhe paisje të tjera ndihmëse qe ishin në funksion të rritjes së bimës narkotike.
Gjithashtu nga policia dhe punonjësit e OSHEE-së është konstatuar dhe vjedhja e energjisë elektrike nga dy vëllezërit.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale ‘’Kultivim dhe shitje të bimëve narkotike’’, ‘’Përdorim i paligjshëm i teknologjisë së lartë’’ dhe ‘’ Vjedhje të energjisë elektrike’’parashikuar nga nenet 286/a , 283/2 dhe 137 të Kodit Penal.