Video/ Titujt “Qytetar Nderi” i Libohovës për Eni Çobanin dhe Saimir Kumbaron
August 26, 2014
Momentet kur kryebahkiaku i Libohovës, Altin Çomo, i dorëzon titullin “Qytetar Nderi” i Libohovës, juristes Eni Çobani dhe regjizorit Saimir Kumbaro. Çobanit iu akordua titulli me motivacionin “Juriste e shquar me origjinë libohovite. Për vlera dhe kontribute të veçanta në fushën humane dhe sociale”. Kurse për Saimir Kumbaron titulli iu akordua me motivacionin “Për veprimtari dhe kontribut të shquar në artin skenik, përjetësues i vlerave unikale të Libohovës dhe libohovitëve në celuloid si dhe regjizor i shquar i kinematografisë kombëtare”. Ceremonia u organizua në mbrëmjen e festës “Tradita Libohovite”.