Videoskandali seksual në QSUT, i dyshuari një ish-student në Gjirokastër [VIDEO]

152570_4

Policia e Tiranës ka arrestuar një nga të rinjtë të përfshirë në videoskandalin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku shihen 3 djem që abuzojnë dhe ngacmojnë seksualisht një vajzë të re të shtrirë në një krevat dhe pa ndjenja.

Në prangat e policisë ka rënë Evaris Pasha, 24 vjeç nga Tepelena, i cili vazhdon studimet për infermieri. Arrestimi i tij është kryer pas urdhrit të lëshuar nga ana e Prokurorisë, vetëm 24 orë pas nisjes së hetimeve.

Mësohet se 24 vjeçari është një person me precedentë të mëparshëm penalë, i dënuar më 2009 për trafik droge. Burime për televizionin A1 Report, bëjnë të ditur se 24 vjeçari është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku nga marrja në pyetje, ai ka rrëfyer edhe dy të rinjtë e tjerë të përfshirë në ngacmimin seksual ndaj vajzës së re.

Në këtë mënyrë policia ka arritur të identifikojë edhe dy të rinjtë e tjerë për të cilët ka nisur puna për ndalimin e tyre, dhe sipas burimeve për A1 Report pritet edhe arrestimi i tyre. Nga hetimet e policisë, dyshohet se video është xhiruar nga të rinjtë në shkurt të vitit 2014, në QSUT.

Nga hetimet e policisë, dyshohet se video është xhiruar nga të rinjtë në shkurt të vitit 2014, në QSUT. Gjithashtu bëhet e ditur se për policinë nuk ka qenë e lehtë identifikimi i të rinjve nga video e publikuar prej tyre, por në ndihmë u kanë ardhur edhe kamerat e sigurisë të Qendrës Spitalore në kryeqytet.

Video e publikuar në rrjetet sociale nga të rinjtë, e cila zgjat rreth 50 sekonda, ka të bëjë me një skandal në QSUT, ku tregohen tre djem, mes të cilëve një i i dyshuar si roje private i spitalit, që ngacmojnë seksualisht një vajzë të re e cila është pa ndjenja.
 
Mbrëmjen e djeshme, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dënoi videon në fjalë, ndërsa njoftoi ngritjen e grupit të posaçëm të punës për verifikimin nëse video ishte regjistruar tek spitali “Nënë Tereza”. Beqaj: Video e rëndë, grup pune pë verifikim

Nga ana e saj drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu hodhi dyshimet se video mund të ishte e hershme, por hetimet tregojnë se video i përket shkurtit të vitit 2014.

Ndërkohë edhe policia e Tiranës në një komunikim zyrtar, bëri të ditur nisjen e hetimeve, për veprën penale “Ngacmim seksual  i kryer në bashkëpunim”.

Evaris Pasha, i arrestuar më 2009 për trafik drejt Greqisë të 100 kg kanabis sativa
Evaris Pasha 24 vjeç, i arrestuar ditën e sotme si një nga protagonistët e videos së regjistruar në QSUT, ku 3 të rinj abuzojnë seksualisht me një vajzë të re pa ndjenja, rezulton një person me precendetë të mëparshëm penalë.

Nga verifikimet e kryera, rezulton se 24 vjeçari është arrestuar në vitin 2009 nga policia e Gjirokastrës, ku i janë sekuestruar 100 kilogramë kanabis sativa, dhe një armë zjarri kallashnikov në posedim të tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në vitin 2009, krahas tij u shpallën në kërkim edhe tre persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në trafikun e narkotikëve. Hetimet e kryera pas përfundimit të operacionit kanë treguar se sasia e lëndës narkotike ishte marrë në fshatin Lazarat dhe si destinacion përfundimtar kishte Greqinë.

“Pas një ndjekjeje të gjatë në një terren tepër të vështirë, rreth mesnatës, në vendin e quajtur “Manastiri” fare pranë vijës së kufirit, u bë e mundur kapja e njërit prej këtyre shtetasve, i cili ishte i armatosur me një armë zjarri tip kallashnikov me fishekë në gojë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë që bënë bllokimin e tij. Më konkretisht, ai është Evaris Pasha, 19 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Memaliaj, student në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër, në vitin e parë, dega Infermieri. Bashkë me këtë person u bllokua dhe lënda narkotike, e cila ishte e ambalazhuar në pako cilindrike të mbështjella me letër natriban të futura në katër çanta të mëdha, gjithsej rreth 100 kilogramë. Personat e tjerë mundën të largoheshin duke përfituar nga errësira dhe terreni tepër i vështirë.” thuhej në komunikatën për shtyp të policisë. 

Ja se çfarë përmban video e regjistruar në QSUT
Video e publikuar në rrjetet sociale, e cila zgjat rreth 50 sekonda, ka të bëjë me një skandal që pretendohet të ketë ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku tregohen tre djem që ngacmojnë seksualisht një vajzë të re e cila është pa ndjenja.

Ata gjenden në një dhomë ku në shtrat ndodhet si paciente vajza e re, në gjendje të pavetëdijshme. Djemtë abuzojnë me të duke i zbuluar pjesët intime dhe duke ia prekur ato.Gjatë videos një nga të rinjtë, shprehet: Jemi në spitalin Nënë Tereza ndërsa i vajzës pa ndjenja: Si je rrushi? Në video veç djemve shfaqet edhe një tjetër mashkull, i dyshuar si roje private i spitalit, i cili edhe ai nis të ngacmojë dhe të prekë pjesët intime të vajzës

Video u çensurua mbrëmjen e së shtunës së 3 janarit nga vetë You Tube, për shkak të përmbajtjes seksuale dhe lakuriqësisë.


Abuzimi me pacienten ne QSUT by shekullionline