Vidhet gjatë natës një dyqan në Libohovë
June 18, 2018

Gjatë natës së kaluar është vjedhur një dyqan në Libohovë. Policia thotë se dyqani i vjedhur është në pronësi të shtetasit M.K 48 vjec. Autorët, ende të paidentifikuar, kanë marrë mallra të ndryshëm. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ndërsa policia punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.