Vidhnin shtëpi në Gjirokastër, tre të arrestuar nga policia
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona, banues në Vlorë, pasi akuzohen për veprën penale ‘vjedhje e kryer në bashkëpunim’. Të arrestuarit janë: Indrit Bendaj, 28 vjeç, Arben Paraj, 37 vjeç dhe Erjon Paraj, 24 vjeç.
Më datë 23.04.2018, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetases P.R, 48 vjeçe, banuese në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër.
Si dhe kanë tentuar të kryejnë vjedhjen e banesave e shtetasve A.M dhe L.H , banues në Gjirokastër.
Po vijon puna hetimore pasi këta persona dyshohen se janë edhe autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në lagjen 18 Shtatori Gjirokastër, në vitin 2017. Gjithashtu po punohet për kapjen e personit në kërkim D.Ll.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe ” Vjedhje e kryer në bashkepunim, e mbetur në tentativë” të parashikuar nga neni 134-25, 134-22-25 i Kodit Penal.