Vidhte energjinë elektrike, arrestohet 49-vjeçari
November 1, 2016
Nga specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj është bërë arrestimi i shtetasit :
Muharrem Kalemi, 49 vjeç, banues në Ksamil.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Në banesën e tij, në fshatin “Zhapokikë”, Memaliaj efektivët e Policisë dhe punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.