Viti i ri akademik, Universiteti i Gjirokastrës më shumë se gjysmën e studentëve të rinj i ka në programet 2-vjeçare
Programe të reja që lidhen me turizimin janë hapur në Universitetet e qyteteve kryesore të vendit. Kurse interesi për shkencat ekzakte, gjuhët e huaja dhe mësuesisë ka rënë pothuajse në zero.
Këtë vit akademik në Gjirokastër ka më shumë studentë se vitin e kaluar, por aspak interes për programet e mësuesisë. Rrezikohet mbyllja e degëve të gjuhëve të huaja, matematikës, fizikës dhe degë të tjera. Interes është treguar për programet profesionale, degën e ekonomikut dhe të infermierisë. Pesë programe të reja studimi profesionale 2-vjeçare janë ato që mbajnë shpresën e një të ardhme më të sigurt të këtij universiteti me histori 50 vjeçare.
“Bëhen fjalë për 3-4 programe, në asnjë mënyrë nuk duhen konsideruar si programe të mbyllura, sepse ligji i arsimit të lartë jep një afat 2 vjeçar për programet e studimit. Nëse pas 2 vitesh nuk kanë numër studentësh ose nuk kanë prurje atëherë shtrohet problemi i mbylljes së tyre.”, tha rektori Bektash Mema.