Viti i ri shkollor, Konsullata Greke në Gjirokastër ndihmon me 500 euro pesë fëmijët e një familje në nevojë (FOTO)
September 5, 2018

Konsullata greke në Gjirokastër ka bërë një donacion të vogël ndaj një familje në nevojë. Një çek me vlerë 500 euro është dorëzuar sot te familja Haska, e cila ka 5 fëmijë, dy prej të cilëve do të nisin vitin shkollor pas pak ditësh. Konsulli Vassilis Tolios shoqërohej nga kryebashkiakja Zamira Rami. Dhënia e kësaj ndihme ishte zgjedhur qëllimisht sot me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Më poshtë video e publikuar nga kryebashkiakja, Zamira Rami.