Viti i ri shkollor, prefektja e Gjirokastrës thërret takim me drejtuesit e shkollave
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor prefektja e qarkut të Gjirokastrës, Zamira Rami, ka organizuar një takim me drejtues të shkollave dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Në këtë takim Rami kërkoi më shumë përkushtim dhe angazhim në mënyrë që viti i ri shkollor të nis normalisht dhe të mos shënohet asnjë problem.
Nga ana e tyre, drejtuesit e shkollave dhe pushtetit vendor kanë raportuar problematikën dhe punën që ata po bëjnë për zgjidhjen e saj. Ndërsa drejtuesja e DAR Gjirokastër, Lindita Rova ka bërë një përmbledhje të punës së institucionit të saj, duke u ndalur edhe te proçesi i shpërndarjes së teksteve, proçes që përfundon brenda datës 15 shtator.
Sipas saj gjendja e shkollave në qytetin e Gjirokastrës paraqitet jo e mirë, krahasuar me shkollat e komunave.