Vizita e Ramës në Libohovë, grisen afishet njoftuese [FOTO]

Dy ditë para vizitës së kryeministrit Rama në Libohovë, po shënohen edhe incidentet e para elektorale. Afishe të ndryshme që janë vendosur në vende publike, për të njoftuar vizitën e kryeministrit, janë grisur dhe hequr. Kjo është përsëritur disa herë edhe brenda një dite. Afishet janë vendosur nga përfaqësues të kandidates së koalicionit të majtë, Luiza Mandi, ndërsa nuk dihet me saktësi kush i heq dhe nëse ata persona kanë lidhje me kandidatin e PD-së. Kryeministri Rama të shtunën pasdite zhvillon një takim elektoral në Libohovë, për të mbështetur kandidaten Mandi. Në 8 vitet e fundit, Bashkia Libohovë drejtohet nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Altin Çomo.

dfgfhdgdfghf