Vizita e Ramës në Libohovë, Luiza Mandi zhvillon takim me shtabin elektoral
May 27, 2015
Kandidatja e majtë Luiza Mandi ka organizuar sot pasdite një takim me shtabin e saj elektoral në Libohovë. Mes njerëzve të stafit të punës dhe mbështetësve të pranishëm në takim, ajo ka diskutuar hapat e mëtejshëm të fushatës së saj për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Në fokus të bisedës ka qenë edhe vizita e kryeministrit Rama në Libohovë ditën e shtunë, ku ai do të zhvillojë një bashkëbisedim me libohovitët, për të kërkuar edhe mbështetjen e tyre për Luiza Mandin. Kandidatja e majtë vijon takimet e saj elektorale derë më derë dhe sigurisht me grupet e ndryshme të interesit. Libohova Online ka realizuar një intervistë me Mandin, ku ajo flet për garën dhe vizionin që ka për Libohovën. Intervista do të publikohet në ditët në vijim.