Vjedhja e energjisë elektrike, Gjykata e Gjirokastrës liron nga burgu Armand Mamanin
September 2, 2019
Ish-drejtori i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social në Bashkinë Gjirokastër, Armand Mamani, doli sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjykata caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për Mamanin.
Ai u ndalua dy ditë më parë nga policia pasi në institucionin që drejtonte deri më tani dilte një kabëll përmes së cilit vidhej energjia nga një subjekt privat.
Për këtë rast policia arrestoi Violeta Bahollin, si dhe shpalli në kërkim Eli Xhulatin, kushërira e parë e Mamanit.