Vjedhje me dhunë në Lazarat, një i arrestuar, një tjetër në kërkim
March 20, 2015
Një person ka përfunduar në prangat e policisë, i akuzuar për vjedhje me dhunë. 20 vjeçari Ismet Gjolleshi nga Lazarati, u kap mbrëmjen e djeshme po në këtë fshat.
Gjolleshi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër i cili është shpallur në kërkim, në fshatin Lazarat, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht dhe vjedhur me dhunë 20 vjeçarin E.H., banues në Gjirokastër.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur tre ditë më parë, ku në sajë të hetimeve nga ana e uniformave blu u bë ndalimi i Gjolleshit, ndërsa vijon puna për kapjen e personit tjetër të shpallur në kërkim.