Vlahutin e Kumbaro sjellin Ditën e Europës në Gjirokastër, eventi në Kalanë e Argjiros (FOTO)
April 23, 2017
Gjirokastra është zgjedhur si qyteti ku do të organizohet këtë vit aktiviteti me rastin e Ditës së Europës.
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin ka qenë sot në Gjirokastër bashkë me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për të diskutuar detajet rreth ceremonisë që do të mbahet me këtë rast.
Vlahutin dhe Kumbaro bënë një vizitë në kalanë e qytetit, aty ku është parashikuar të mbahet eventi për Ditën e Europës.
9 maji përkujtohet si Dita e Europës për nder të Deklaratës së Robert Shuman më 9 maj 1950, deklaratë që shënon themelit e krijimit të Bashkimit Europian.
Organizimi i këtij eventi në Gjirokastër shihet si një mundësi tjetër e mirë për të promovuar qytetin në prag të nisjes së sezonit të ri turistik.
/ArgjiroLajm.net/