Vlorë, kapet me 2 kg tritol një 30-vjeçar nga Gjirokastra
May 27, 2015
Një 30 vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar në flagrancë nga policia pasi u kap me një sasi të konsiderueshme tritoli.
Operacioni i koduar ”Skedina” u finalizua pas informacionit të marrë në rrugë operative, ku 30 vjeçarit gjirokastrit Diftir Habipi iu gjetën dhe sekuestruan në mjetin e tij në hyrje te autostrades Fier-Vlorë një sasi prej 4 kallëpë tritoli, rreth 2kg gjithsej, kapsolla donatore elektrike.
Nuk dihet ende destinacioni I eksplozivit, ndërkohë që Habipi po merret në pyetje nga blutë e Vlorës. Ai akuzohet për “Trafikim të armëve dhe municionit”, ndërkohë që mbahej prej një muaji në vëzhgim nga policia.
Njoftimi për arrestimin e 30 vjeçarit u bë paraditen e 27 majit./Ora News