Vrasja e policit në Lazarat, kërkohen 3 burgime të përjetshme dhe 113 vite burg për të akuzuarit
February 21, 2018
Prokuroria ka kërkuar tre burgime përjetë për vrasësit e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës, në Lazarat. Prokuroria ka dhënë pretencën për grupin e të rinjve që vrau komandon gjatë operacionit antidrogë në Lazarat dhe konkretisht për Arbjon Alikon, Borjan Boçian dhe Elvis Boçian. Ibrahim Basha u qëllua më 24 qershor 2015 në Lazarat. Pretenca për grupin që vrau policin në Lazarat: Arbjon Aliko, Elvis Boçia e Borjan Boçia, burg përjetë
Xhulio Malo 10 vite, Albion Aliko 17.6 vite, Elson Kazma 17.6 vite, Klodian Selimi 5 vite, Oltion Proko 9 vite, Dervish Çoko 18 vite, Rohan Hirja 18 vite, Iliaz Xhaferaj 18 vite.