Vrasja e të riut te kthesa e “Andon Poçit”, një tjetër i arrestuar nga Gjirokastra
March 23, 2016
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në afërsi të fshatit ‘’Andon Poçi’’, ku mbeti i vrarë shtetasi Dorjan Lluka dhe u plagos vëllai i tij Bilbil Lluka, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve
-Emiljano Vocka, 23 vjeç, banues në Humelicë, Gjirokastër.
-Samuel Jaçe, 29 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shtetasit e sipërpërmendur u arrestuan pasi kanë qënë dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes dhe në kohën kur kanë shkuar shërbimet policore këta dy shtetas janë larguar dhe nuk kanë nbjoftuar për ngjarjen e ndodhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Moskallzaim krimi’’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.