Vrisera, gjendet i vdekur anës lumit një burrë
April 6, 2016
Rreth orës 10:00 nga Shërbimet e Policisë është gjetur një trup i pajetë. Pas identifikimit, rezultoi se viktima është shtetasi J.T, 68 vjeç, banues në fshatin Llongo, Gjirokastër.
Trupi i pajetë u gjet në anë të lumit ‘’Drino’’, në afërsi të fshatit Vrisara.
Në trupin e pajetë nuk u konstatuan shenja dhune, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. (Sipas djalit të tij ky, shtetas vuante dhe kurohej nga depresioni.)
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.