Vuloset ndarja territoriale, Libohova një nga 61 bashkitë e Shqipërisë. Zgjedhjet lokale në 21 qershor
Gjykata Kushtetuese ka rrezuar Partine Demokratike, duke lene ne fuqi ndarjen territoriale te vendit, me 61 bashki. Anëtaret e Gjykatës kane vendosur te rrezojnë kërkesën e Partisë Demokratike per shpalljen antikushtetuese te hartës se re territoriale, duke lene ne fuqi nje prej reformave me te rëndësishme qe qeveria realizoi gjate ketij viti. Vendimi është përshëndetur se pari nga kryeministri Edi Rama ne rrjetin social “Twitter”.
“Vendim i kthjellet i kushtetueses qe vulos nje reforme historike dhe i hap rruge riorganizimit rrënjësor te territorit e shërbimeve” shkruan lideri i maxhorances.
Ky vendim i hap rruge përgatitjes se zgjedhjeve lokale ne 21 qershorin e 2015 sipas ndarjes se re territoriale. Ende nuk dihet se cili do te jete qëndrimi i opozitës ne lidhje me hartën me 61 njësi, tashme qe rrugët ligjore u ezauruan; pasi kryetari i PD Lulzim Basha ka përsëritur shpesh gjate këtij viti se me kete harte nuk do te ketë zgjedhje. Nga reforma territoriale, Libohova eshte nje nder 61 bashkite e vendit, ndersa njesise ekzistuese iu bashkua edhe Komuna Qender Libohove dhe Komuna Zogirie.