Zamira Rami ‘e pëson’ në fund të mandatit, kallëzohet për shpërdorim detyre. Dosja shkon në Gjykatën e Gjirokastrës
July 15, 2019
Kryebashkiakja në ikje e Gjirokastrës në radhët e LSI Zamira Rami, është kallëzuar në Prokurori për ‘Shpërdorim Detyre”.
Akuza ndaj saj është ngritur nga dy qytetarë të cilëve i është prishur garazhi i banesës të cilën e kanë me leje dhe lidhur me këtë nuk kanë marrë dëmshpërblim.
Garazhi i prishur ka qenë pjesë e objekteve të tjera të shembura për shkak të dy finalizimit të rrugës Postbllok dhe Sheshit të Çerçizit si dhe zgjerimit të rrugës Memoriali Kodra e Rilindasve.