Zamira Rami padit për shpifje fotografen e Kokalarit. Shkaku, një postim në Facebook

besa-selfoKandidatja e koalicionit të majtë për Bashkinë Gjirokastër, Zamira Rami, ka depozituar një kallëzim penal për shpifje ndaj fotografes së rivalit të saj, Igli Kokalari. E reja Besa Selfo është shoqëruar ditën e sotme në komisariatin e policisë së Gjirokastrës, për të dhënë sqarime të mëtejshme rreth çështjes dhe më pas është lënë e lirë. Mësohet se shkak për padinë e ngritur nga Rami, është bërë një postim në Facebook nga fotografja e Kokalarit. 

“Pse t’ja japi dorën. Deri dje nuk i fliste njeriut me gojë, sot dhe qenve në rrugë u jep fletëpalosje”- shkruan Selfo, ndërsa mbi foton që shoqëron postimin është bërë shënimi “ik mi, pse çfarë jam unë rruspieee…”.

Pikërisht për këtë postim, Zamira Ram i është drejtuar organit të akuzës. Lidhur me ngjarjen ka patur edhe reagime nga zyrtarë të PD-së në Gjirokastër, që e kanë cilësuar këtë kallëzim si një akt që synon të cënojë lirinë e shprehjes.

besa