Zamira Rami te “Rudina”: Unë jam kryebashkiakja e vetme me tatuazh (FOTO)

Kryebashkiakja e Gjirokastër, Zamira Rama është sonte  në emisionin “Rudina” në Tv Klan, në një rrëfim për jetën, familjen dhe punën e saj si kryebashkiake. Duket një emision i porositur, që shërben në një farë mënyre për të rritur edhe staturën e saj si figurë publike.

Përveç dimensionit të saj si kryebashkiake, Rami bën publike dhe jetën e saj familjare.

Kamera e emisionit ka kryer filmime edhe në shtëpinë e saj. Rudina e ka pyetur gjithashtu kryebashkiaken e Gjirokastrës për tatuazhin që mban në duar.

Rami ka thënë se ajo është e vetmja kryebashkiake me tatuazh në dorë, ndërsa ka shpjeguar se tatuazhin e ka bërë si një premtim ndaj vajzës së saj.

Kjo e fundit kishte zgjedhur madje formën e tatuazhit. Në vijm të emisionit, kryebashkiakja e Gjirokastrës ka treguar se jeton në një shtëpi private dy katëshe të rindërtuar, shtëpi e trashëguar nga prindërit e bashkëshortit. Përveç kësaj Rami ka folur edhe për pasionin e saj për alpinimin./ArgjiroLajm.net