Zbardhet deklarata e pasurisë së prefektit të Gjirokastrës, Astrit Aliaj
Apartamente në Tiranë e në bregdet, makina, ullishte e tokë bujqësore, të ardhura nga menaxhimi projektesh e pensionesh suplementare dhe llogari kursimi janë pasuritë e prefektëve të emëruar nga kryeministri Edi Rama në nëntor të vitit 2017. Sipas të ardhurave që deklarojnë, të siguruara nga Gazeta Shqiptare, prefektët janë të ndarë në pronarë shtëpish e tokash dhe ata që jetojnë me pensione të parakohshëm ose suplementar. Të dhënat janë sipas deklarimeve zyrtare të një viti të caktuar, apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës, të cilat janë bërë publike nga “Open Spending Albania”. Sa i përket prefektit të qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, pasuria e deklaruar prej tij është si më poshtë.
Pronar i një apartamenti banimi 2 plus 1, me sip. 86.32 m2 në Vlorë, ndërtuar në vitin 1961, përfituar me privatizim për 2 690 lekë.
Pronar me 100% i një shtese ballkoni në katin e dytë të pallatit me sip. 39 m2, me leje ndërtimi nga KRRT e rrethit Vlorë, vlerësuar me koston mesatare të tregut të ndërtimit në Vlorë 61 800 lekë për m2 ose në total 1 267 812 lekë, për të cilën nuk është pajisura akoma me certifikatë pronësie.
Vajza Alketa Aliaj, dhe Dorela Aliaj bashkëpronare me secila 50% e një apartamenti banimi me sip. 80.17 m2 në Tiranë, blerë më 07.02.2012 për vlerën totale prej 4 630 000 lekë, nga të cilat 3 030 000 lekë janë kursime nga prindërit dhe 1 600 000 lekë dhuratë nga gjyshërit.
Pronar me 100% i një veture tip Audi A-4, prodhim i vitit 2004, blerë në vitin 2008 ne Itali, 8 000 euro ose konvertuar në 1 069 600 lekë.
Të ardhura nga paga 1 Janar-31 Tetor 2017, pozicioni i punës Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Shërbimeve Mbështetëse në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare Durrës 804 562 lekë.
Të ardhura nga pension i parakohshëm si ish ushtarak, 1 Janar-31 Tetor 2017, 130 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga pranë Sigal 1 Janar-31 Tetor 2017, 798 908 lekë.
Vajza, bursë doktorature, 1 Janar-30 Tetor 2017, nga Universiteti i Bergamos Itali 11 365 euro.