Zbulohet 12 kg tritol në një tunel të Lazaratit
Dymbëdhjetë kilogramë lëndë shpërthyese e llojit tritol është zbuluar dhe sekuestruar nga Policia e Shtetit në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër. Kjo sasi tritoli u gjet në një tunel të fshatit gjatë kontrolleve të policisë për arrestimin e katër personave që dy ditë më parë qëlluan me armë postbllokun e policisë.
Sasia e lëndës plasëse është gjetur në një tunel në fshatin Lazarat në vendin e quajtur “Përroi i Haliqit, teksa mbrëmë një shtyllë elektrike u bë objekt i një sulmi me lëndë plasëse tritol.
Një ditë më parë në Gjirokastër ishte edhe drejtori përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, i cili shtoi se kontrollet intensive në këtë fshat do të vijojnë.
Kontrollet në banesat dhe ambientet përreth fshatit Lazarat për kapjen e të kërkuarve po kryhen nga Forcat e Policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, RENEA e FNSH.