Zgjedhësi nga Zagoria sfidon Çomon: Më bind pse duhet të të votoj

10372554_874915319213171_5608486264286518251_nPas zyrtarizimit të Altin Çomos si kandidat i PD-së për Bashkinë Libohovë, një zgjedhës nga Zagoria ka nisur një debat në faqen në Facebook të kryebashkiakut.

Kostas Puleshi fton kandidatin e PD-së, që në faqen e tij në rrjetin social të zhvillojë edhe një debat bashkëkohor, në të mirë të perspektivës së Bashkisë Libohovë, që tashmë përfshinë edhe Zagorinë.

Puleshi i kërkon Çomos që ta bindë pse ai si zgjedhës i lëkundur të marrë rrugën nga Greqia dhe të vijë për të votuar kandidatin e PD-së.

Ai shkon edhe më tej duke thënë se për të bindur zgjedhësit, nuk mjaftojnë thjesht shprehjet “Fitorja është e jona” apo “PD-ja është Zoti vetë”. Çomo i përgjigjet shkurtimisht duke pranuar propozimin e këtij zgjedhësi të lëkundur. Në debat kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë. Klikoni në fotot më poshtë për të lexuar të gjithë diskutimin.

01111020304