Zgjedhjet e kryetarëve të PS-së, Bledi Çuçi i deleguar për Gjirokastrën, Libohovën e Dropullin
Partia Socialiste po përgatitet për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj në bashkitë e vendit. Ndërkohë janë përcaktuar edhe emrat që do të ndjekin këtë proces në bashkitë kryesore.
Për Gjirokastrën, Libohovën dhe Dropullin do të jetë ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuci.
Bie në sy që ish-deputeti Koço Kokëdhima, i cili ka drejtuar çdo proces në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër kësaj radhe nuk do të ketë ndonjë angazhim konkret.
Më poshte lista me emrat e disa prej të deleguarve të PS-së:
Erion Veliaj- Rrethi i Tiranës
Pandeli Majko- Tiranë
Ditmir Bushati- Shkodër
Ilir Beqaj- Kukës
Damian Gjiknuri- Dibër
Lindita Nikolla- Lezhë
Vangjush Dako- Durrës
Taulant Balla- Elbasan
Erjon Braçe- Lushnje
Arben Ahmetaj- Berat
Armando Subashi- Fier
Niko Peleshi- Korçë
Mimi Kodheli- Vlorë
Bledi Çuçi- Gjirokastër