Zgjedhjet e OMONIA-s në Sarandë, asnjë kandidat nuk mori shumicën
December 21, 2014
Bashkimi i të gjithë grekëve ka qënë mesazhi i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të OMONIA-s në Sarandë. Zgjedhjet e përgjithshme të OMONIA-s në Sarandë nuk u finalizuan me zgjedhjen e kreut të ri të organizatës pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori shumicen e votave dhe pritet të përsëriten pas dy javësh gjatë festës për 24 vjetorin e OMONIA-s.
Fryma që përcolli Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve të minoritetit grek ishte nevoja për riorganizim dhe u vun theksi tek rëndësia e përfaqësimit të minoritetit grek prej një force të vetme. Ndërsa kandidatët për të cilët votuan 420 votues ishin Vasil Kajo, Alqi Puli dhe Leonidha Papa./ora news