Zgjedhjet, Flamur Golemi vijon me takimet në Antigone (FOTO)
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Gjirokastër, Flamur Golemi, ka vijuar sot takimet elektorale me banorë dhe strukturat e PS-së në Antigone.
Në fshatin Asim Zeneli ai është pritur nga ish-kryetari i kësaj komune dhe para pak kohësh, ish-nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër, Ylli Muho, si dhe nga banorë të tjerë të fshatit.
Teksa poston foto në Facebook nga ky takim, Golemi shkruan:
“Me banorë të Antigonesë në një takim miqësor, plot frymëzim për fitoren e 18 qershorit dhe punët e tjera të mëdha që na presin pas asaj dite. Sot Antigonea nuk është më ajo që gjetëm para 4 vitesh. Projekti i “Rilindjes Urbane” i ndryshoi faqen qendrës së fshatit Asim Zeneli. Investimi prej rreth 18 milionë lekë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit krijon gjithashtu një tjetër perspektivë për zhvillimin e turizmit në këtë zonë të pasur me monumente kulturore dhe natyrore, duke mos harruar gjithashtu kulinarinë e veçantë. Natyrisht që nuk kemi mbërritur ende aty ku duam, por kemi treguar se dimë të punojmë dhe të mbajmë fjalën, prandaj PS është e vetmja alternativë që mund të çojë përpara reformat dhe projektet zhvillimore. Mirënjohje dhe falenderime për këdo që ishte në atë takim”.
/ArgjiroLajm.net/