Zgjedhjet, fluks emigrantësh në Kakavijë
June 20, 2015
Fluks emigrantësh në Kakavijë për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. 60 autobusë me emigrantë shqiptarë si dhe 1200 automjete kanë hyrë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Në total numri i të ardhurve është rreth 7 mijë persona. Për të mos krijuar radhë policia kufitare ka marë të gjitha masat duke vënë në hyrje 6 sportele. Nga vendi fqinjë për të votuar kanë ardhur edhe shumë votues në Bashkinë e re të Libohovës, Gjirokastres e Dropullit. Kandidatet zhvilluan takime në në Greqi, për të kërkuar mbështetjen e emigrantëve. KQZ-ja ndërkohë ka vendosur edhe materiale informuese në pikat kufitare për mënyrën e votimit.