Zgjedhjet lokale, Libohova në ZAZ-në 78. Më vete edhe Bashkia Dropull
Sa i përket problematikës së lindur pas ndryshimit të kufijve territorialë të njësive vendore, ku shqetësim kryesor në organizimin e zgjedhjeve është ngritja e Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ), të dytat për nga rëndësia e administrimit të zgjedhjeve, KQZ-ja propozon një sërë ndryshimesh në ZAZ-të që përfshijnë Jugun e vendit.
Sa i përket Libohovës, zgjedhjet lokale te 21 qershorit do te organizohen nga ZAZ-ja 78, ku perfshihen edhe komunat Zagori, e Qender Libohove qe iu bashkengjiten Bashkise Libohove pas reformes territoriale.
Ndërsa në zonën minoritare të Bashkisë së re të Dropullit, KQZ-ja propozon që ajo të jetë ZAZ-ja 79 dhe ku të përfshihen komunat: Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm dhe Pogon. Gjirokastra eshte ne ZAZ-në 77.