Zgjedhjet lokale, një kandidat i LSI-së për Bashkinë Libohovë?
Rreth një vit larg zgjedhjeve lokale, partitë politike kanë nisur të bëjnë llogaritë për kandidatët, me të cilët do të paraqiten para qytetarëve. Dikush që nuk konsumon shumë politikë, me siguri që do të thotë se është herët për të ditur me saktësi kandidatët.
Por në fakt planet thurren që tani, përgatitet terreni, lobohet dhe bëhen të gjitha lëvizjet e duhura për të lehtësuar rrugën drejt fitores.
PD dhe LSI pritet të dalin bashkë në zgjedhje. Ndonëse s’ka një marrëveshje të shkruar, palët kanë nisur negociatat për ndarjen e bashkive. Sa i përket Gjirokastrës, gjasat që Zamira Rami të rikandidojë janë gati zero. LSI në këtë bashki do të mbështesë një kandidat të propozuar nga PD-ja.
Si këmbim, PD do t’i ‘dorëzojë’ Bashkinë Libohovë, e cila aktualisht drejtohet nga PS. Veç kësaj LSI do të vazhdojë të ruajë Dropullin, mbase jo me Ahilea Deçkën, por me një kandidat tjetër ‘kukull’ të Vangjel Tavos dhe Spiro Kserës. Cili do të jetë kandidati i LSI-së në Bashkinë Libohovë?
Në lojë janë disa emra, për të cilët ne do të raportojmë në ditët e ardhshme. Por sidoqoftë deri në zyrtarizimin e kandidaturave do të rrjedhin shumë ujëra dhe asgjë nuk dihet me siguri. Me ‘dorëzimin’ e Gjirokastrës, Tavos i duhen dy bashki, për fushatën e vitit 2021. Kështu do ta ketë më të lehtë sigurimin e mandatit të tij të deputetit./ ArgjiroLajm.net