Zgjedhjet, Luiza Mandi takohet me banorë të Zagories [FOTO)

Kandidatja e PS-së për Bashkinë Libohovë, Luiza Mandi ka zhvilluar dje një takim me banorë të zonës së Zagories. Ajo është ndalur në fshatin Nivan, për një bashkëbisedim me banorë të kësaj zone në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Ndërsa është njohur nga afër me problematikën e kësaj zone, Mandi ka kërkuar mbështetjen e banorëve, si e vetmja mundësi për të vënë në rrugën e zgjidhjes këtë problematikë të akumuluar ndër vite nga paaftësia dhe indiferenca. Në bisedën me banorët, Mandi theksoi faktin se me reformën territorialo-administrative dhe përfshirjen e Zagories në Bashkinë Libohovë, u krijua një mundësi e mirë për më shumë investime dhe perspektivë në këtë zonë, perspektivë që buron së pari nga rikonstruksioni i rrugës kryesore. Zagoria është një nga krahinat më të bukura dhe me tradita të vendit, si dhe ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit malor. 

04020301