Zgjedhjet, Luiza Mandi zhvillon takim me gratë në Libohovë [FOTO]
Kandidatja e koalicionit të majtë, Luiza Mandi ka zhvilluar një takim me gratë në Libohovë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit. Mandi dëgjoi çdo problematikë të shtruar në këtë takim,vlerësoi idetë e hedhura gjatë diskutimit dhe kërkoi mbështetje me votë. Mungesa e ujit, pastrimi mbetjeve urbane, rrugët e pandriçuara, transporti urban dhe papunësia ishin disa prej çështjeve të cekura gjatë takimit.
Kandidatja e majtë theksoi edhe njëherë mbështetjen e marrë nga qeveria për të sjellë në Libohovë shumë investime të munguara në gjithë këto vite. Ajo evidentoi kontributin e saj si mjeke për gjithë këto vite dhe u zotua, që po me të njëjtin përkushtim e përgjegjësi do të shërbejë edhe si kryebashkiake e ardhshme e Libohovës.