Zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së, kandidatë nga Gjirokastra Altin Çomo dhe Roland Bejko
December 14, 2018

Partia demokratike ka publikuar listën e plotë të kandidatëve që do të garojnë për anëtarë të Këshillit Kombëtar. Zgjedhjet do të zhvillohen ditën e nesërme. Sa i përket Gjirokastrës, në listë janë dy emra. Të dy ish drejtues të PD-së në Gjirokastër. Altin Çomo dhe Roland Bejko. Ky i fundit dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së në Gjirokastër pas një mandati 4-vjeçar, duke i hapur rrugë dajës së vet, Dasho Aliko. Ndërkohë Altin Çomo ka qenë kryetar bashkie në Libohovë për 8 vite, si dhe ka drejtuar degën e PD Gjirokastër.