Zgjedhjet në Libohovë, vijon i qetë procesi në 12 qendra
June 30, 2019
Edhe në Libohovë ka nisur prcesi i votimit që në orën 7 të mëngjesit. Në total kanë të drejtë vote rreth 5800 votues. 12 qendrat e votimit të kësaj bashkie janë hapur dhe po funksionojnë normalisht. Situata është e qetë. Kandidatja e vetme në këto zgjedhje është kryabashkiakja aktuale, Luiza Mandi. Pas ultimatumit amerikan opozita u tërhoq nga aktet e dhunës që kishte paralajmëruar më herët. Dy ditët e fundit PD ka kërkuar nga njërëzit e vet që të mos bëjnë asnjë veprim që cënon procesin zgjedhor pasi ndëshkimi do të jetë i ashpër nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtarët.
©Libohova Online