Zgjedhjet në Libohovë, zëvendësohen 3 anëtarë të KZAZ-së
June 6, 2019
Në KZAZ-në nr.79 në Bashkinë Libohovë do të ketë ndryshime të anëtarëve. 3 prej tyre do të zëvendësohen për shkak se ata janë të punësuar në administratën publike. Lajmin e konfirmon kryetari i kësaj KZAZ-jë, Niko Kreci gjatë një interviste për Tv Gjirokstra. Kreci tha se aktualisht po kryhen procedurat me KQZ-në për zëvendësimin e këtyre anëtarëve. Javën e shkuar Dasho Aliko dhe Krenar Kulla u ankuan se disa anëtarë të KZAZ-së së Libohovës ishin në konflikt interesi për shkak se punon në administratë. Ndërkohë sot Kolegji Zgjedhor vendosi përfundimisht që PD dhe LSI s’do të kenë anëtarë në KZAZ pasi nuk marrin pjesë në zgjedhje.