Zgjedhjet për Forumin e Gruas Socialiste në Gjirokastër, dy kandidate në garë
Anëtaret femra të Partisë Socialsite në Gjirokastër do të zgjedhin ditën e shtunë kryetaren e Forumit të Gruas.
Në garë është Albana Hasanaj dhe Marta Zhapa.
Ndërkohë që po ditën e shtunë do të zgjidhen edhe delegatet për në Kongresin e PS-së.
Duke folur për televizionin Gjirokastra, kreu i PS, Flamur Golemi ftoji gratë dhe vajzat të marrin pjesë në zgjedhje, si dhe vlerësoi kandidaturat e Hasanajt e Zhapës.
“Ky ka për të qenë një tjetër proces transparent dhe demokratik, njësoj si ai për zgjedhjen e kreut të FRESSH. Gruaja si forca më e mirë e shoqërisë dhe natyrisht e Partisë Socialiste, ka qenë protagonsite në të gjitha fitoret e PS-së. Sigurisht ne kemi nevojë për më shumë energji, për më shumë gra e vajza dhe angazhimi i tyre në PS e bën më të mirë Gjirokastrën dhe Shqipërinë”, u shpreh Golemi.