Zgjedhjet vendore, miratohen pagesat për komisionerët
65 mijë lekë do të jetë masa e shpërblimit për kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Në një kohë që anëtarët dhe sekretarët e -ve, nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, do të shpërblehen me 60 mijë lekë.
Masa e shpërblimit për kryetarin e Komisioneve të Qendrave të votimit do të jetë në vlerën 4 mijë lekë ndërsa për anëtarët dhe sekretarin shpërblimi do të jetë 3.500 lekë. Anëtarët e Grupit të Numërimit të Votave do të shpërblehen me 6 mijë lekë. Këto janë përcaktimet e vendosura në projektvendimin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot.
Këto masa shpërblimi janë të njëjta me ato të dhëna dhe për zgjedhjet vendore të 2013-s. KQZ-ja sqaron se për caktimin e masës së shpërblimit, merret në konsideratë koha e funksionimit të këtyre komisioneve, ngarkesa e punës si dhe përgjegjësinë e tyre në administrimin e procesit zgjedhor në zonën e administrimit zgjedhor.