Zgjidhet kryesia e re e shoqatës “Lunxhëria”
July 19, 2014

Shoqata atdhetare kulturore “Lunxhëria” zgjodhi sot kryesinë e saj të re. Në mbledhjen e sotme të asamblesë së kësaj shoqate, u bë edhe konstituimi i kryesisë , qendra e së cilës do të jetë në Gjirokastër.
Mes 21 emrave, në përfundim të zgjedhjeve, kryetar i kryesisë është zgjedhur Koço Vasili, nënkryetar Kristaq Lefteri dhe sekretar Eduard Kallavaresi. Shoqata “Luxhëria” është themeluar në 5 në ntor të vitit 1995 në fshatin Dhoksat. Që prej asaj kohe kjo shoqatë ka realizuar një sërë aktivitetesh kulturore dhe patriotike.