Zjarret në Gjirokastër, bëhet “kurban” drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, shkarkohet Kujtim Bizhga

Pas situatës së vështirë të krijuar me zjarret në Gjirokastër, ku për për fat të keq humbën jetën një çift bashkëshortësh në fshatin Asim Zeneli, ka ndryshime në drejtuesin e këtij shërbimi të rëndësishëm. Mësohet se Kujtim Bizhga është shkarkuar nga posti i drejtorit, por do të vijojë të jetë pjesë e këtij shërbimi në një nivel tjetër. Në vend të tij është komanduar drejtori i ri, Pëllumb Shalari, i cili ka gjithashtu formim ushtarak. Deri më tani s’ka një komunikim zyrtar nga Bashkia GJirokastër për këtë lëvizje. Kujtim Bizhga e drejtonte shërbimin zjarrfikës prej disa vitesh. Gjatë kësaj vere ishte situata më e vështirë e krijuar ndonjëherë. Rrethimi nga zjarri i disa fshatrave në Lunxhëri e Antigone vuri në vështirësi të madhe shërbimin zjarrfikës. Episodi më i rëndë ishte ai në fshatin Asim Zeneli ku u dogjën bashkëshortët Andrea Haxhiaj e Tatiana Haxhiaj.