Zjarri në ‘Zinxhira’, Policia e Gjirokastrës tregon pse u dogj makina e oficerit të rrugores
Pak minuta pas ngjarjes, Policia e Gjirokastrës ka reaguar përmes një njoftimi të shkurtër për ngjarjen e ndodhur në lagjen ‘Zinxhira’, u është djegur makina e oficerit të policisë rrugore, Arten Hoxha. Më poshtë njoftimi i plotë për ngjrjen.
Në lagjen “Zinxhira” Gjirokastër, në oborrin e banesës së shtetasit A.H, 47 vjeç, (punonjës policie në Seksionin e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Gjirokastër), ka marrë flakë në pjesën e motorrit automjeti me targa AA 591 NC, në pronësi të shtetasit A.H. Mjeti ndodhej i parkuar dhe si pasojë e flakëve është djegur plotësisht motori i mjetit. Paraprakisht dyshohet se shkaku është si pasojë e një shkëndije elektrike në bateri. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.